Messi debutoi në Inter Miami me një supergol, Beckham: Ishte e shkruar të ndodhte

Leo Messi mbrëmë bëri debutimin e tij në Amerikë.
Ai luajti ndeshjen e tij të parë me Inter Miami ndaj Cruz Azul.

Takim ky që u mbyll 2:1 në favor të ekipit tashmë të ri të Messit.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë realizoi gol të bukur nga gjuajtja e lirë.

Ai shënoi në minutat shtesë, duke i dhuruar kështu fitoren e parë pas 11 humbjeve Inter Miamit

E presidenti i klubit, David Beckham tha se e besoi se ishte e shkruar të ndodhte kështu.

“Sinqerisht, si e pash që u dha gjuajtja e lirë mendova: Kjo është mënyra se si është shkruar të përfundojë”, u shpreh Beckham.