Mbrëmë u mbajtë ceremonia e më të mirëve nga shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA – dhe ishte Lionel Messi që fitoi çmimin më të rëndësishëm.
Ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger u ndal nga gazetarët dhe u pyet për Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon, shkruan Lajmi.net
Wenger u përgjigj në një mënyrë që gjithë tifozët kanë filluar ta pëlqejnë në lidhje me pyetjen se cili është më i miri, Messi apo Ronaldo?!
“Kur ata nuk do të jenë më këtu, ne do ta kuptojmë se çfarë na dhanë të dy. Gjithmonë jam munduar të mos bëjë krahasim mes tyre, sepese janë të dy ndryshe”, u shpreh Wenger



