Mësohet se kur shpallet rezultati përfundimtar i zgjedhjeve në Kosovë

Rezultati përfundimtar i zgjedhjeve të 14 shkurtit mund të shpallet në fillim të javës së ardhshme. Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

Ai sot para mediave ka treguar edhe ecurinë e numërimit të votave. Në QNR është duke vazhduar procesi i vlerësimit të pakove të supozuar me fletëvotime nga jashtë vendit dhe rinummërimi i disa vendvotimeve.

“Procesi i rinumrimit të vendvotimit është duke vijuar sipas dinamikës që e kemi paraparë këtu në QNR , janë gjithësej 28 tavolina ku po zhvillohet procesi i rinumrimit të këtyre vendvotimeve besojmë që do të përmbyllet deri të premten në mbrëmje dhe pastaj gjatë vikendit besojmë që të do mund të fillojmë me procesi tjetër të numërimit të fletëvotimeve me kusht dhe dhe të votvae jashtë vendit. Rezultatet pastaj i tyre kuptohet se i bashkangjithet rezultatit të vendvotimeve dhe fillimit të javës së ardhshme pa specifikuar një datë të saktë gjatë fillimit besoj që KQZ mund të dalë me shpalljen e rezultatit përfundimtar të këtyre zgjedhjeve”, ka thënë Elezi.

KQZ ka vendosur dje për rinumërimin e 494 vendvotimeve, ku sipas Elezit deri më tash janë rinumëruar 15 për qind e tyre./21Media