Mësohet se kur do të rikthehet Ibrahimovic

Zlatan Ibrahimovic është bërë protagonisti kryesor i formës së mirë të AC Milan në Serie A dhe në Europa League, suedezi është figurë kyçe motivimi për lojtarët e rinj, madje ai kishte thënë me shaka se nuk ka vetëm dy fëmijë në Suedi, por ka edhe 25 të tjerë në Milan, duke aluduar në futbollistët “Rossonerë”, transmeton lajmi.net.

Sipas “LaGazzettadelloSport”, Ibra nuk do të paraqitet ndaj Benevento, edhe pse rikthimi i tij është afër, zyrtarët mjekësor “Rossonerë” nuk duan ta rrezikojnë atë që në fillim.

Madje, Ibrahimovic thuhet se do të jetë protagonist edhe në festivalin e këngës italiane, “Sanremo” i cili do të mbahet në janar.

Sipas artikullit, 39 vjeçari mund të paraqitet ndaj Torino në Coppa Italia, por skenari më i mundshëm është që ai të paraqitet me 18 janar në ndeshjen kundër Cagliari. Nga aty, Milan dëshiron ta ketë gati yllin e tij për pjesën e dytë të kampionatit, ku do të ketë përballje të vështira./