Mësohet identiteti i sulmuesit të kryeshefit të Strugës, detaje të reja nga ngjarja penale

Sulmuesi i kryeshefit të Policisë së Strugës mësohet se është Sefer Nasufi, i cili për organet e rendit në rajonin e Ohrit, njihet edhe kryerës i veprave të tjera penale, transmeton TV21.

Organet e rendit në Strugë disa herë kanë bërë përpjekje për ta kapur Nasufin, por kur rastet kanë arritur në Gjykatë, i njëjti është lënë i lirë.

“Ka edhe disa vepra të tjera penale. Disa herë është kapur nga Policia, por është lënë në liri nga Gjykata”, thonë burimet e TV21.

Ai sot ka sulmuar me thikë, kryeshefin e Policisë A.D., i cili ka përfunduar në spital me lëndime trupore. Mësohet se A.D. është jashtë rrezikut për jetë.