Mësohet identiteti i autorit të sulmit terrorist në Farncë

I riu që sulmoi me thikë për vdekje dy gra dhe një burrë në një kishë në Nicë të Francës, mbërriti nga Tunizia ditë më parë, kanë deklaruar autoritetet franceze, ndërsa mediat kanë publikuar edhe fotot e tij.

Brahim Aoussaoui, 21 vjeç, ishte pajisur me një dokument të Kryqit të Kuq Italian, pas mbërritjes me një anije emigrantësh në ishullin Lampedusa të Italisë muajin e kaluar.

Dy persona vdiqën brenda kishës, thonë zyrtarët, dhe të paktën njërit prej tyre iu pre koka. Një person i tretë, i cili u plagos rëndë, arriti të largohej nga kisha, por vdiq pak më vonë.