Mësohen të gjitha viktimat që vdiqën bashkë me Kobe Bryant

Pos Kobe Bryantit dhe bijës së tij, Giannas, është mësuar se në helikopter në momentin e aksidentit fatal ishin edhe një bashkëlojtare e Giannas, prindi i saj, dhe piloti.

Kështu është bërë e ditur nga një zyrtar i Calabasasit, qyteti ku ndodhi aksidenti, për “NBC”.

Sipas TMZ, Bryant ka vdekur në një aksident me helikopter, së bashku me katër persona të tjerë që ishin në bord.

Ende është nën hetime shkaku i aksidentit.

Bryant ishte ylli i Los Angeles Lakers për shumë vite me radhë. Përveç që ka fituar katër herë titullin e NBA me këtë ekip, ai po ashtu është zgjedhur disa herë MVP dhe është koshashënuesi i katërt më i mirë në histori të NBA’së.

Kobe sapo i kishte mbushur 41 vjet./Express/