Mesiq: Të kuptojë bota dhe Serbia se Kosova është realitet dhe kjo nuk mund të ndryshohet

Një nga seritë e çështjeve të hapura mes vendeve të rajonit është dialogu Serbi-Kosovë dhe problemi i mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës nga Serbia. Ish presidenti i Kroacisë , Stjepan “Stipe” Mesiq Mesiq në një intervistë për Anadolu thekson se Serbia duhet ta pranojë realitetin se Kosova është fakt.

“Tashmë kam folur shumë për këtë. Mendoj se bota duhet ta kuptojë, ndërsa pastaj edhe Serbia, se Kosova është fakt, Kosova është realitet dhe kjo nuk mund të ndryshohet. Një aksion për njohjen e Kosovës është pak mbrapa. Dikur shkoi shumë shpejt, pastaj veproi diplomacia serbe, kështu që disa shtete edhe e tërhoqën njohjen, gjë që nuk është mirë. Ajo që kam thënë sot publikisht është se mendoj se duhet bërë një fushatë. Do të ishte më e lehtë nëse Kosova do të mund të dërgonte një delegacion ekspertësh për të vizituar vendet e Amerikës së Jugut, Azisë dhe Afrikës dhe të shpjegonte pse Kosova duhet të njihet, pasi Kosova ishte një element përbërës i federatës jugosllave. Doemos duhet të kuptojmë se çfarë është federata? Është një zinxhir. Dhe kur të gjitha hallkat janë në zinxhir, atëherë ajo është një federatë, por nëse zinxhiri prishet, atëherë zinxhiri më nuk është dhe çdo hallkë mbetet në vete. Po ashtu është edhe me Kosovën, ajo duhej të dëshmonte në luftë të drejtën e saj për të qenë e pavarur”, theksoi Mesiq.