Sabri Fejzullahu pranoi mirënjohjen “Çelësi i Prishtinës” nga kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Kjo erdhi me rastin e Ditës së Çlirimit të Prishtinës, ku këngëtari u vlerësua për punën në karrierën e tij të gjatë si artist.
Pasi mori këtë çmim, Fejzullahu tha se ndjehet i nderuar dhe falënderoi të gjithë.
“Në 21 vjetorin e çlirimit të Prishtinës sime, sot pata nderin dhe kënaqësinë që nga Komuna e Prishtinës, respektivisht Kryetari Shpend Ahmeti dhe ekipi i tij i mrekullueshëm, të pranoj ÇELËSIN E PRISHTINËS. 💙
Ju faleminderit nga zemra të gjithëve.
Ju dua.
I juaji,
Sabri Fejzullahu”, shkruan ai.