Mesazhi i Osmanit për Pashkët: Uroj t’i qëndrojmë pranë njëri-tjetrit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ua ka uruar të gjithë besimtarëve të krishterë festën e Pashkëve.

Në mesazhin e lëshuar nga ajo thuhet se kjo festë ngërthen në vete tolerancën, respektin, zemërgjerësinë dhe dashurinë.

“Pashkët ringjallin shpresën për ditë më të mira, ndaj në secilën familje mbretëroftë gëzimi!”

“Uroj t’i qëndrojmë pranë njëri-tjetrit, ta mbajmë edhe më afër e ta duam edhe më shumë njëri-tjetrin, për të mirën e përbashkët”.

“Në këtë përcaktim ne kemi një prijatare e një model: Nënë-Terezën, e cila përjetësoi dashurinë për njerëzit, duke u kujdesur për më të varfrit. Për shumë mote, gëzuar Pashkët!”, thuhet në mesazhin.