Mesazhi i BE-së pas rrëzimit të Kurtit: Përqëndrohuni tek koronavirusi, veproni sipas Kushtetutës

Nga Komisioni Evropian kanë thënë se Kosovës i duhet stabilitet në të gjitha përpjekjet e saj për luftimin e koronavirusit dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, transmeton lajmi.net.“Kosovës i duhet stabilitet dhe përqëndrim në luftën kundër koronavirusit dhe mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve”, ka thënë Ana Pisonero, zëdhënëse e Komisionit Evropian.Duke folur për agjencinë serbe të lajmeve “Tanjug”, Pisonero ka thënë se Kosova duhet të ndërmarrë të gjitha masat për menaxhimin e pandemisë së koronavirusit, dhe ndikimit të tij në jetërat e njerëzve.“Kjo përfshinë edhe masat e nevojshme për menaxhimin e pandemisë dhe ndikimit të tij në jetërat e njerëzve”, ka thënë ajo.Nga Komsioni Evropian po ashtu kanë thënë se pas rrëzimit të qeverisë, të gjitha hapat e mëtutjeshëm duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën.Qeveria Kurti u rrëzua dje me mocionin e inicuar nga LDK-ja, vetëm 51 ditë pas formimit të saj.