Rajon-Botë Mesazhe të reja të Epsteinit: Më pëlqeu videoja e torturës

Mesazhe të reja të Epsteinit: Më pëlqeu videoja e torturës

Në një zbulim të ri nga dosjet e fundit të Jeffrey Epstein, i ndjeri dhe i dënuari për shfrytëzim seksual, ka lënë një mesazh shqetësues.

Sipas një emaili të datës 24 prill 2009, Epstein shkruan se “i pëlqeu videoja e torturës”, shkruan skynews.

Emaili i dërguar një personi të panjohur nuk ka asnjë kontekst të mëtejshëm, por vjen si pjesë e një serie dokumentesh që po publikohen nga arkivat e Epstein, duke hedhur dritë aktiviteteve të tija të errëta dhe rrjetet e shfrytëzimit seksual që ai menaxhonte.

Ekspertët e ligjit dhe shoqëria civile e kanë cilësuar mesazhin “shqetësues dhe alarmant”, duke paralajmëruar se këto dokumente mund të ofrojnë prova të reja për hetime të mëtejshme.

Ndërkohë, së fundi janë publikuar disa dokumente të reja rreth vdekjes së pedofilit.

Sipas raportit kryesor, Epstein u shpall i vdekur në orën 7:36 të mëngjesit më 10 gusht 2019, në spitalin New York Presbyterian Lower Manhattan, i njohur si Beekman. Ai ishte gjetur i pajetë në qelinë e tij të burgut.