E ngarkuara e ambasadës së SHBA në Tiranë Nanci VanHorn ka mbajtur një fjalim me shumë mesazhe gjatë ditës së sotme ku u shënua përfundimi i trajnimit të udhëhequr nga FBI për hetuesit e SPAK-NBI në Akademinë e Sigurisë.
Ajo ka cilësuar prerë se bashkëpunimi i karteleve të drogës të Amerikës Latine që Edi Rama i ka pritur në zyrë me grupet kriminale dhe të trafikut në Shqipëri është një rrezik potencial për vendin, por është në mënyrë të vaçantë një prioritet i politikave të sigurisë së Presidentit të SHBA Trump.
Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka ndarë videomesazhin e të ngarkuarës më punë Nanci VanHorn, në të cilën nënvizohet se institucionet si SPAK, BKH si edhe Akademia e Sigurisë po forcohen për të luftuar krimin e organizuar dhe trafikimin e drogës.
Ndërsa shtoi se këto çështjen ndiqen me prioritetet edhe nga administrata e Trump.
“Siç tha Sekretari Rubio, organizatat kriminale dhe terroriste transnacionale, veçanërisht ato të përfshira në trafikimin e drogës, janë kërcënimi më i madh për sigurinë e SHBA-së në Hemisferën Perëndimore, ku këto grupe po destabilizojnë shtetet kombëtare dhe po çojnë në migrim masiv. Dhe ne do të ndjekim pa pushim prioritetet e Presidentit Trump në Shqipëri, duke forcuar institucionet që luftojnë krimin e organizuar dhe trafikimin e drogës, si SPAK, NBI dhe Akademia e Sigurisë.”- tha e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn në ceremoninë e mbylljes së trajnimit të udhëhequr nga FBI për hetuesit e SPAK-NBI në Akademinë e Sigurisë.
© SYRI.net



