Shkruan: Fejzi HAJDARI
Që nga dita e parë e fillimit të fushatës paraelektorale në Maqedoninë e Veritu për zgjedhjet lokale të 19 tetorit, nuk kanë pushuar përpjekjet e mediave kryesorë të Tiranës dhe Prishtinës, në një farë mënyre për ta shtrembëruar fotografinë reale të zhvillimeve politike, sidomos të disponimit të shqiptarëve për subjektet e këtushme politike. Edhe pse në shikim të parë duket pak si i tepruar ky konstatim, që del nga goja e një gazetari i cili për 30 vite rresht i ndjekë zhvillimet politike e zgjedhore në hapësirën shqiptare, fatkeqësisht argumentet dhe provat e shumta, e dëshmojnë dhe vërtetojnë, një gjë të tillë. Sa për ilisutrim do tua sjelli raportimin e gazetarit për median kryesore në Tiranë, gjatë mbrëmjes së votimit. Gazetari thjeshtë shpalosë një të pavërtetë, duke e shtrembëruar edhe numrin e kryekomunarëve të cilët kishin fituar që në raundin e pare, pra duke favorizuar njërin nga koalicionet. Kurse media në fjalë (kryesore në Tiranë), as që e pa të udhës për të dhënë sqarim plotësues, gjë që le të kuptohet se raportimi skandaloz është bërë me qëllim për ta favorizuar apo ndikuar tek qytetari shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.
Nejse, këtë e sjella si shembull, për ta ilustruar mozaikun e zhvillimeve që u radhitën një pas një, në përpjekje për ta mjegulluar pasqyrën e zhvillimeve reale në Maqedoni. Dhe e gjitha kjo nuk do të kishte marrë ndoshta përmasat e apokalipsit propagandistikë po të mos ishte bërë sa për ta favorizuar një subjekt të caktuar politik, respektivisht personalitetin e liderit partiak.
Në mozaikun e zhvillimeve të këtilla, që kishin po të njëjtin qëllim, ishte edhe ndajrja tanimë qesharake e çmimit “Honoris Causa”, çmim ky tanimë që në esencë po bëhet qesharak, bashkë me ata që e organizojnë, sic ishte universiteti i një ish-gazetarit në Tiranë, tanimë të shndërruar në biznesmen!!!
Të gjithë e dinë se cilat janë kriteri për tu marrë një çmim i tillë i lartë. Në fakt, janë rezultatet e veprat që duhet t’i paraprijnë marrjes së një çmimi të tillë, gjë që në rastin konkret mungojnë. I gjithë ky cirk apo spektakël shoë, bëhet sa për ta shpëtuar liderin me gjithë partinë e tij, nga humbja spektakolare në zgjedhje. E tmerrshme, apo jo! Po e sjellë këtë shembull, sa për ta kuptuar vajin dhe gjendjen tonë të mjerueshme, në 3 qendrat shqiptare Tiranë-Prishtinë-Shkup.
Në këtë kuadër duhet të shihet, fatkeqësisht edhe manipulimi, ose më saktë thënë, organizimi i protestës në Tiranë, nga po të njëjtit protagonist të politikës, medias dhe oligarkëve. Sikur nuk ju mjaftoi propaganda gebelsiane mediatike për shtrembërimin e pasqyrës së përgjithshme për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, prandaj organizuan edhe protëstën gjoja në “mbështetje të ish-krerëve të UCK-së”, të cilët momentalisht gjenden në Hagë. E kush ishte organizator? Pikërisht ata të cilët me helikopterë në vinin në Prishtinë për të na binduar se “mosvotimi ‘pro’ themelimit të Gjykatës Speciale, na ishte gatise tradhti”!!! Edhe këtu nuk iu dolën matematikat konform nevojës dhe pritshmërive… Edhe në këtë vorbull zhvillimesh, dicka që përputhej dhe rradhitej në mozaikun e zhvillimeve të dyshimta, ishte lideri, të cilit protaginistët, duhet t’i ndihmonin më 17 tetor, pra në ditët e fundit pak para se të votohej më 19 tetor. Vetëm naivët, cinikët dhe injorantët, s’do ta lexonin këtë skenarë nga helikopteri.
Se shqiptarët e Maqedonisë së Veriut e kishin lexuar këtë përpjeke të politikës, medias dhe oligarkëve të Tiranës e Prishtinës, që i kishte irrituar tejmase, dëshmoi vota shqiptare “pro” koalicionit VLEN. Gatise në mënyrë plebishitare, votuesi shqiptar e ndëshkoi koalicionin e simpatizuar nga media e Tiranës zyrtare dhe opozita e Prishtinës, në pako me median e atjeshme. Votuesi shqiptarë në Shkup e Tetovë, ku jeton pjesë më shumë se 1/3 e votuesve shqiptarë, ua mbylli gojën.
Mesazhi ishte i qartë: Stop, ju të kazanit mediatik që raportoni konform politikës dhe interesave të oligarkëve. Ne votojmë, për atë që vlerësojmë. Nuk mund të na impononi dhe ndryshoni mendimin me rrena, pallavra dhe raportime tendencioze mediatike. Ne dimë ta dallojmë se cilat mediat dhe politikanë, ndikohen nga qarqe të dyshimta antishqiptare. Ne i dallojmë edhe ata të cilët mbështen bile edhe përkrahen nga presidenti serb Aleksandër Vuciq. Nëse ju nuk e keni të qartë, shpresojmë vota jonë “kundër”, tua ketë mbushur mendjen. Në të kundërtën, edhe ju do të pensonoheni, sikurse lidershipi i këtushëm opozitar.