Mesatarisht afër 680 dënime në ditë regjistrohen nga “Qyteti i Sigurt”

Në Maqedoninë Veriut gjatë muajit shkurt janë regjistruar gjithsej 19 066 kundërvajtje në komunikacion. Këto raste janë regjistruar nga projekti “Qyteti i Sigurt”. Muajin e kaluar ka pasur mesatarisht 706 kundërvajtje në ditë, ndërsa këtë muaj 680, transmeton Portalb.mk.

“Në periudhën nga 01.02.2026 deri më 28.02.2026, nga sistemi “Qyteti i Sigurt” në zonat e qyteteve dhe korridoreve ku janë vendosur kamerat, janë regjistruar gjithsej 19,066 shkelje Nga numri i përgjithshëm i kundërvajtjeve të regjistruara”, raportoi Policia e Maqedonisë së Veriut.

Më së shumti kundërvajtje janë për tejkalim të shpejtësisë, ashtu që ky lloj i dënimeve ka arritur deri 95 përqind nga numri i përgjithshëm i dënimeve.

“Për kalim në sinjal të mbyllur (ngjyrë e kuqe) 220 kundërvajtje, ndërsa për drejtimin e automjetit me skadim vlefshmërie të lejes së qarkullimit 674 kundërvajtje”, raportoi Policia, ashtu që shqiptuar 653 masa për ndalim të ngasjes së automjetit.