Mes puthjeve dhe përqafimeve, Sara surprizohet nga Dj Pm

Ata po e shijojnë së bashku lidhjen e tyre jashtë shtëpisë së BBV-së, shkruan lajmi.net.

Pm dhe Sara shihen vazhdimisht pranë njëri tjetrit.

Së fundi Sara është ajo e cila është suprizuar në mënyrë të veçantë.

Ditën e djeshme është xhiruar emisioni “Fan Club Big Brother VIP”, i cili do të transmetohet të martën mbrëma në orarin e njëjtë të spektaklit të “Big Brother VIP”, ku të ftuar janë të gjithë ish-banorët.

Një video është duke qarkulluar në rrjete sociale  teksa shihet Pm-i ku i dhuron Sarës një buqetë të madhe në formë zemre me trëndafila.

Në mesin e kësaj surprize ata kanë shkëmbyer puthje mes vete në skenë.

E ftuar tek e “E diell”, Sara ka rrëfyer takimin e saj me nënën e Pm-it.