Merr zjarr një banesë në Aerodrom të Shkupit, nuk ka persona të lënduar

Më datë 22.05.2023 në orën 01:22 në Stacionin Policor të Aerodromit, T.J.(28) nga Shkupi ka raportuar se në banesën e tij në rrugën “Anastas Mitrev” ka rënë zjarr. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, ndërsa zjarri është shuar nga ekipi i Brigadës së Zjarrfikësve të Shkupit. Ndërkohë është hapur një inspektim për të kuptuar shkaqet e rënies së zjarrit.