Merr fund viti 2021 për Pogba, për 10 javë jashtë fushës

Mediat franceze kanë dhënë disa detaje për lëndimin e mesfushorit, që do jetë jashtë fushës për një kohë të gjatë, transmeton lajmi.net.

RMC Sport raporton se Pogba pritet të mungojë ndërmjet 8-10 javë shkaku i lëndimit, që e pësoi derisa bënte një gjuajtje.

 

Pogba do rikthehet në Manchester që të vazhdojë me trajtimin, derisa nuk pritet të rikthehet brenda vitit 2021.

Në këtë edicion, në të gjitha garat, mesfushori zhvilloi 13 ndeshje, ku regjistroi shtatë asistime.