Merr fund “saga”: Luiz Ejlli publikon këngë të re dhe konfirmon shtatzëninë e Kiarës

Moderatorja Kiara Tito dhe këngëtari Luiz Ejli tash e një kohë janë komentuar në media.

Është aluduar për një kohë të gjatë që ata po presin një fëmijë por deri sot nuk kanë deklaruar asgjë, shkruan lajmi.net.

Luiz Ejlli ka publikuar sot këngën e tij të re “Frymë, klipin e të cilës e ka realizuar me fotografitë dhe videot e foshnjës nga vizitat te mjeku.

Kiara dhe Luizi kanë njohur njëri tjetrin dhe janë martuar brenda shtëpisë së Big Brother Vip Albania 2. /Lajmi.net/

YouTube player