Skuadra e Al Nassr nga Arabia Saudite para pak minutave e ka bërë të ditur largimin e trajnerit, Rudi Garcia nga stoli.
Rudi Garcia është larguar me një marrëveshje të përbashkët. Ky largim vjen për shkak të barazimit 0 me 0 ndaj Al-Fayha, shkruan Lajmi.net
“Bordi dhe të gjithë në ekipin e Al Nassr falënderojnë Rudin dhe gjithë stafin e tij për aq sa qëndroi te ekipi ynë”, shkruhet në njoftimin e klubit
Al-Nassr ka grumbulluar 53 pikë në 23 ndeshje të Ligës Profesionale në Arabinë Saudite dhe gjendet në pozitën e dytë, tre pikë më pak se pozita e parë, Al Ittihad./Lajmi.net/




