Merr flakë vetura në autostradën Gostivar – Tetovë (VIDEO)

Një veturë ka marrë flakë në autostradën Gostivar – Tetovë.

Si pasojë, komunikacioni në këtë drejtim është ndërprerë për pak minutash, pasi ekipi i zjarrfikësve dhe policisë kanë arritur shumë shpejtë.

Nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Zjarri ka arritur të lokalizohet në kohë, pa shkaktuar dëme ndaj veturave që kanë qenë duke qarkulluar në këtë relacion, raporton TV21.