ShowBiz Merr dhuratë buqetë të madhe me lule, Melinda Ademi: Dikush më do...

Merr dhuratë buqetë të madhe me lule, Melinda Ademi: Dikush më do mua

Rap-artistja shqiptare, Melinda Ademi, po vazhdon të jetë një nga emrat më të suksesshëm në estradë.

Ajo është bërë pjesë e tregut muzikor që disa vite, gjersa ka sjell këngë e bashkëpunime të shumta.

Megjithatë, bukuroshja nuk është se u komentua ndonjëherë për jetën private apo ndonjë lidhje dashurie.

Foto: Screenshot/Instagram

Pavarësisht aludimeve nëpër rrjet, ajo nuk ka konfirmuar dhe as nuk ka folur gjatë intervistave për jetën private.

Kësaj radhe, krijuesja e hitit “Melodia” ka shpërndarë disa postime në Instagram, ku shfaqet me një buqetë të madhe me lule.

Foto: Screenshot/Instagram

“Dikush më do mua”, ka shkruar ajo.

Melinda dukej e lumtur në veshjen e thjeshtë, me xhinse dhe tërësisht pa makijazh. /Telegrafi/