Merko pse po i ikë ballafaqimit?

Shkruan: Lulzim Nasufi

 

Sot mbushen fiks dy muaj nga data 07.Qershor.2023. nga kur Këshilli i Komunës së Strugës nuk ka mbajtur seancë me pika të rendit të ditës, edhe pse si Institucion në bazë të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale është Organ në vete me përfaqësues politik të zgjedhur në mënyrë drejtëpërsëdrejti nga qytetarët, me mandatë 4 vjecarë, me obligime dhe të drejta të definuara në Statutin e Këshillit të Komunës së Strugës dhe Rregullore për Punën e Këshillit të Komunës së Strugës.

Sic duket amnezia politike dhe kalbëzimi në cdo qelizë të strukturës Komunale e krijuar para dhe sidomos me shpalljen NON GRATA të Kryetarit të Komunës së Strugës, Ramis(z) Merko nga Departamenti Shtetit të SHBA – ve, po përcillet edhe në funksionimin e Këshillit të Komunës së Strugës, edhe pse bëhet fjalë për Organ komplet të pavarur juridik (de Jure), por që në Strugë është Organ i mvarur nga Kryetari i Komunës (de facto).

Krejt kjo në kurriz të nevojave, problemeve dhe halleve të qytetarëve e subjekteve juridike, që i bie se funksionarët marin rrogën mujore dhe shfrytëzojnë benefitet e pozicionit të tyre nga parat e popullit, por nuk bëjnë punën sipas ligjit, si servisë shërbimesh ndaj qytetarit dhe subjekteve juridike, me cka mbahet peng nji komunë e tërë.

Edhe pse në Strugë sot kemi një sërë ngjarjesh politike, ekonomike dhe probleme infrastrukturore ( sezoni turistik, bllokadë komunikacioni, pastërtia në qytet dhe vendbanime, deponit të egra, problem me ndricimin publik në qytet dhe vendbanime, mungesë uji të pijshëm, qentë endacak, lypsarët nëpër rrugë, probleme në arsim ), për më datë 28.07.2023. e Premte, ishte planifikuar të mbahej seanca e radhës së Këshillit Komunal në Strugë, me rend të ditës i cili lehtësisht mund të verifikohet në faqen zyrtare të Komunës së Strugës, për arsye të panjohura më datën 27.07.2023. seanca u anulua dhe atë vetëm 16 orë para orarit të caktuar, nga ku me një njoftim të shkurtër, u bë me dije se e njëjta shtyhet për një datë të pacaktuar ” për shkaqe objektive “.
Rrjedhimisht, krijohen dilemat, pyetjet të cilat janë të shumta, për cka edhe parashtrojë këto pyetje :

1. A po përcillet mosinteresimi ndaj problemeve në Strugë, nga Kryetari i Komunës së Strugës NON MERKO edhe në Këshillin e Komunës së Strugës, edhe pse sipas ligjit është organ në vete?,

2. Kush do të mbajë përgjegjësi për mosfunksionimin e Këshillit të Komunës së Strugës për plot 2 muaj, dhe kush do të mbaj përgjegjësi për vendimet e votuara dhe të mara në mënyrë të gabuar në Këshillin e Komunës së Strugës?,

3. Përse anulohen dhe kaq gjatë nuk mbahen mbledhjet e Këshillit të Komunës së Strugës, kur Qytetarët, Intitucionet, subjektet juridike dhe private kanë halle dhe janë gati disfunksionale?,

4. A e ka NON MERKO akoma shumicën në Këshillin e Komunës se Strugës?,

5. A do ta mbështesin akoma Këshilltarët e subjektit të tij politik në Këshillin e Komunës së Strugës ?,

6. A do ta mbështesin Kryetarin e Komunës së Strugës NON MERKO, Këshilltarët e koalicionit lokal, edhe pse Kryeministri Kovaceski pat deklaruar që këshilltarët duhet të kenë kujdes në votimin e Vendimeve në Këshillin e Komunës se Struges?.