Merkel: Unë nuk besoj në caktimin e datave, besoj në përmbushjen e premtimeve

epa09420334 German Chancellor Angela Merkel visits the 'Mathematikum', a mathematical hands-on museum in Giessen, Germany, 19 August 2021. At left Albrecht Beutelspacher, director of the Mathematikum. EPA-EFE/Patrick Scheiber / POOL

Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel, ka hedhur poshtë thirrjet për të caktuar një datë për pranimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

Merkel tha se BE-ja duhet t’i mbajë premtimet.

Ajo theksoi se kur këto vende i përmbushin kriteret duhet të pranohen.

“Unë nuk besoj vërtet në caktimin e datave, besoj në përmbushjen e premtimeve tona: Pasi të plotësohen kushtet, pranimi mund të bëhet”.

Angela Merkel tha para gazetarëve në samitin BE-Ballkani Perëndimor se vendosja e afati do ta vinte BE-në në presion.

“Një afat do ta vinte BE-në nën presion, pavarësisht nëse Ballkani Perëndimor i plotësonte kushtet e përcaktuara nga blloku prej 27 vendesh apo jo”.

Në samitin BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Brdo të Sllovenisë po marrin pjesë liderët e Bashkimit Evropian dhe ata të Ballkanit.

Në mesin e tyre është edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti.