Merkel: Të vaksinuarit nuk janë “minj eksperimentalë”

Kancelarja gjermane Angela Merkel kritikoi publikisht komentet e politikanit të ri rival, i cili i përshkroi personat që janë vaksinuar kundër COVID-19 si “minj eksperimentalë”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Udhëheqësja me shërbim të gjatë në detyrë gjatë një fjalimi para parlamentit deklaroi se “askush prej nesh nuk ishte dhe në asnjë mënyrë nuk është mi eksperimental sa i përket vaksinimit”.

Zëvendëskancelari Olaf Scholz nga Partia e qendrës së majtë Socialdemokrate, e cila aktualisht kryeson sondazhet përpara zgjedhjeve të 26 shtatorit në Gjermani, kohët e fundit tha se personat e vaksinuar plotësisht kanë qenë “minj eksperimental për ata që deri më tani kanë rezistuar”. Ai shtoi se është vaksinuar dhe se të tjerët duhet ta ndjekin.

Merkel, megjithatë, bëri të ditur qartazi se nuk është dakord me mesazhet e zëvendësit të saj.

Kancelarja tha se “as Olaf Scholz as unë, dhe askush tjetër” nuk është “mi eksperimental” për marrjen e vaksinave të testuara dhe miratuara plotësisht në Gjermani.