Merkel: Pas kësaj krize, letrat sërish do të përzihen

Kancelarja gjermane Angela Merkel u bëri thirrje evropianëve në kurs të guximshëm reformues me qëllim më të fuqishëm të dalim nga kriza me koronavirusin.

“Ndihma që nuk ndërlidhet me reforma dhe orinetim drejtë ardhmërisë nuk do të ndihmojë në fund”, tha Merkeli para takimit me kolegun Mark Rute.

Ajo mbrëmë tha se “bota nuk flenë”.

“Pas kësaj krize, letrat me siguri sërish do të përzihen”, nënvizoi Merkeli.

Ajo potencoi se do të shihet kush në të vërtetë mund ta garantojë mirëqenien e njerëzve në vendet e tyre.

“Nuk bëhet fjalë vetëm për konkurrencë më të madhe dhe orientim ekonomik drejtë ardhmërisë. Rol të madh duhet të kenë edhe mbrojtja e klimës, në të cilën Holanda ecë nëpër rrugë shumë të angazhuar”, tha Merkel.

Rute tha se pandemia e koronavirusit ka shkaktuar dëme të mëdha se se tani është me rëndësi të tejkalohet “goditja” që e pranoi Evropa. /MIA