Merkel: Na duhen 8 deri në 10 javë masa të ashpra

Kancelarja gjermane Angela Merkel u tha deputetëve në partinë e saj konservatore se ajo pret që masat shtrënguese në Gjermani do të jenë në fuqi deri në fillim të prillit, shkruan gazeta Bild. “Nëse nuk arrijmë ta ndalojmë këtë virus britanik, atëherë do të kemi 10 herë më shumë raste deri në Pashkë, “paralajmëroi Merkel, raporton Reuters. “Na duhen tetë deri në 10 javë të tjera masa të ashpra,” ka thënë kancelarja gjermane, sipas Bild.