Merkel kërkon masa shtesë kundër Covid-19 para Krishtlindjeve

German Chancellor Angela Merkel wears a face mask with the logo of Germany's EU presidency as she leaves the German Federal Council (Bundesrat) after a speech on July 3, 2020 in Berlin. - Merkel gave a speech on the objectives of the German EU Council Presidency, after Germany took over from Croatia on July 1, 2020 (Photo by John MACDOUGALL / AFP) (Photo by JOHN MACDOUGALL/AFP via Getty Images)

Deri sa vendi regjistron çdo ditë numër të lartë të infeksioneve të reja nga Covid-19, kancelarja Angela Merkel kërkon shtimin e masave të reja antiCovid-19, madje edhe para Krishtlindjeve.

Kancelarja bëri deklaratën në një takimi virtual me grupin parlamentar të CDU-së.

”Masat e qeverisë gjermane për të frenuar pandeminë kanë qenë të pamjaftueshme për shkak të një shkalle vazhdimisht të lartë të infeksioneve të reja, deklaroi dy ditë më parë ministri gjerman i Ekonomisë”, Peter Altmaier.

Altmaier theksoi se ”konsultime shumë intensive do të duhet të kryhen në ditët dhe javët e ardhshme për të përcaktuar nëse do të nevojiten masa shtesë, përveç bllokimit aktual të pjesshëm dhe kufizimeve të kontaktit të vendosura në fillim të nëntorit”.