Kancelarja gjermane Angela Merkel njoftoi se është në shënjestër të sulmeve të hakerëve rusë, duke shtuar se posedon dëshmi për këto aktivitete spiunazhi.
“Sinqerisht mund të them se kjo më lëndon. Çdo ditë bëj përpjekje për të ndërtuar raporte më të mira me Rusinë, e nga ana tjetër, posedoj dëshmi të forta se forcat ruse bëjnë këtë”, tha Merkel.
Ajo paralajmëroi pako sanksionesh nëse nuk ndërpriten këto sajber-sulme, të cilat i quajti “më tepër të pakëndshme”.
Edhe shërbimet gjermane të sigurisë thonë se hakerët rusë vazhdimisht tentojnë t’i spiunojnë politikanët kryesorë të Gjermanisë. Në vitin 2015 u publikuan të dhëna të vjedhura nga posta elektronike e Merkel, e cila atë kohë deklaroi se kanë të dyshuar p ër këtë sulm.
“Me keqardhje mund të them se kjo nuk është asgjë e re. shtrembërimi i fakteve është pjesë e strategjisë ruse. Kjo assesi nuk ndihmon për përmirësim të raporteve me Rusinë”, deklaroi Merkel.
Rajon-Botë Merkel: Kam dëshmi se po më sulmojnë hakerët rusë