Merkel: Çdo pesë ditë dyfishohen rastet me COVID-19, masat kufizuese në Gjermani vazhdojnë

Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi ditën e sotme se Bllokimi i pjesshëm dhe masat kufizuese në Gjermani do të vazhdojnë për shkak të Covid-19.
”Tani për tani nuk është koha për të folur për heqjen e këtyre masave,” tha ajo.Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Gjermani aktualisht po dyfishohet çdo 5 ditë, tha ajo, duke shtuar se duhet të zbritet në çdo 10 ditë për një zbutje të masave që madje të bëhet një opsion, shkruan CNN.Pasojat financiare: Pas një thirrje për video konferencë në G20 dhe një thirrje për një konferencë të krerëve të BE-së, ajo përsëriti gjithashtu qëndrimin e Gjermanisë kundër Eurobonove, duke thënë se Mekanizmi Evropian i Stabilizimit është instrumenti i duhur për t’u marrë me pasojat financiare nga kriza e koronavirusit.“Ne e bëmë të qartë nga pala gjermane, por edhe të tjerët e bënë gjithashtu se ky nuk është mendimi i të gjitha shteteve,” tha Merkel në lidhje me dëshirën e Spanjës dhe Italisë për të provuar mënyra të reja për t’u marrë me krizën dhe duke kërkuar Eurobonde.Distancimi social: Merkel shtoi se ndërsa është e zënë dhe po punon mirë në karantinë, ajo, si shumë qytetarë gjermanë, i mungon kontakti personal me të tjerët.“Më mungon që nuk mund të jem në mbledhjet e kabinetit dhe nuk mund t’i shoh njerëzit atje. Dhe më mungon të kem kontakte personale”,tha ajo.Deri më tani në Gjermani janë shënuar 267 viktima dhe 43,938 të infektuar me Covid-19. /oranews