“Bashkimin Evropian e shoh si sigurimin e jetës tonë. Gjermania është shumë e vogël për të ushtruar ndikim gjeopolitik më vete dhe kjo është arsyeja pse duhet të përdorim të gjitha përfitimet e tregut të vetëm”, deklaroi Merkel.
Kancelarja, e cila pritet të largohet nga politika vitin e ardhshëm, theksoi se institucionet ndërkombëtare si Bashkimi Evropian dhe Kombet e Bashkuara ishin kryesisht një mësim nga Lufta e Dytë Botërore dhe dekadat e mëparshme.