Meritan Shabani në Serie A?

Një emër i ri në tregun e transferimeve për Sampdorian.

Skuadra e drejtuar nga Claudio Ranieri po mendon për mesfushorin me prejardhje nga Kosova, Meritan Shabani, i cili është pjesë e Wolves.

Sipas informacioneve të Calciomercato.it, ekziston interesimi i Sampdorias për Shabanin, mesfushorin me tipare sulmuese, me origjinë nga Kosova.

Shabani është rritur në akademinë e Bayern Munich, ku ka edhe dy paraqitje për skuadrën e parë.

Lojtari verën e kaluar është transferuar te Wolves, por aventura e tij ishte e pafat, pasi pësoi një lëndim të rëndë, ku po vazhdon rehabilitimin.