Meri Nikollova po del më burrneshë se krejt BDI-ja, nuk heq dorë nga kryeministri shqiptar?! (Foto)

Meri Nikollova-Buxhaku, bartëse e listës së BDI-së në njësinë numër katër, si duket po ua shkon për burrni shumë burrave të BDI-së, që dal ngadal kanë filluar t’i gëlltisin fjalët për kryeministrin shqiptar. Për dallim prej tyre, Meri Nikollova nuk heq dorë dhe këmbëngul që kryeministër shqiptar të jetë Naser Ziberi. Ajo ende beson në urtësinë e Ali Ahmetit.
“Urtësia e Ali Ahmetit ju la nën hije!
Edhe një hap deri te qëllimi. Zgjidhje e shkëlqyeshme për Maqedoninë, kryeministër Naser Ziberi.
Do të vraponi pastaj të gjithë të fotografoheni, por mos u brengosni, kolona do të jetë e gjatë, por ai do të ketë kohë për të gjithë ju. Pse Jo!”, ka shkruar Nikollova në facebook.
Për dallim prej saj, dy bashkëpunëtorët e Ali Ahmetit, Artan Grubi dhe Bujar Osmani, në prononcimet e djeshme nuk përmendën fare kryeministrin shqiptar, por shprehën qëndrime që ishin të afërta me qëndrimet e shprehura nga kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, në intervistën e tij të fundit.
Më poshtë po ua dërgoj edhe fotografinë e skenuar nga profili i zonjës Nikollova në gjuhën maqedonase dhe angleze dhe ju lutem si redaksi ta publikoni bashkë me tekstin tim. (Avdyl Kamberi)