Merhamet nuk ndalet as gjatë stinës së dimrit

BAMIRËSIA NË STINËN E DIMRIT Në këto ditë të ftohta të stinës së dimrit, OKH Merhamet realizoi projektin e dimrit, nëpërmjet të cilit u mundësua dhurimi i një kontingjenti ndihmash në lëndë drusore për ngrohje për 40 familje në një sasi prej 3 m³, shporeta për ngrohje dhe batanije, për të kontribuar sadopak në lehtësimin e vështirësive të tyre ekonomike.

Projekt i mundësuar falë mbështetjes së ofruar nga Organizata Ndërkombëtare e Ndihmave “WEFA”me qendër në Gjermani.