Mërgimtarët po kthehen në vendlindje, ja si është gjendja në kufi (VIDEO)

Shumica e mërgimtarëve që nuk kishin mundësi të kthehen në vendlindje gjatë verës për shkak të pandemisë, këtë po e bëjnë për festat e fundvitit. Edhe sot ka vijuar kthimi i mërgimtarëve, por në kufi nuk janë parë kolonat e gjata të veturave që u krijuan javën e kaluar. Ata që arritën sot në Maqedoni, i thanë gazetës LAJM se gjatë kthimit nuk ka pasur pritje në asnjë pikë kufitare.