Mërgimtarët e Zvicrrës në këmbë për të pritur Zijadin Selën dhe Afrim Gashin

Mijëra mërgimtarë shqiptarë janë mbledhur sonte në Vintetur të Zvicrës, për të pritur kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela dhe të Alternativës, Afrim Gashi. Mërgata shqiptare me eufori po pret 12 prillin për të ardhur të votojë në vendlindje dhe për të bë ndryshimin pozitiv, siç e bëri diaspora në Kosovë duke votuar për Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen. Në bashkëbisedimin e zhvilluar, mërgimtarët kanë shprehur qartë pakënaqësinë me situatën në vendlindje, duke premtuar se nga mosha 18 deri 88 do të vijnë për të bë ndryshimin e shumë nevojitur.