Sulmuesi i Fenerbahçes, Mërgim Berisha është ndarë nga bashkëshortja e tij, Vesa Vllasaliu.
Për këtë kanë raportuar mediat turke, transmeton lajmi.net.
Mërgim Berisha ka hequr atë nga ‘Instagrami’ dhe ka fshirë të gjitha fotot me të.

Një gjë të tillë nuk e ka bërë Vesa Vllasaliu.
Mediumi “cnnturk” raporton se vendimi ka mundur të jetë i njëanshëm nga ana e futbollistit, e të cilin nuk po arrin ta përballojë ende bukuroshja Vesa Vllasaliu.

Vesa Vllasaliu është përleshur me fansat të cilët kanë fyer Berishën në rrjetet sociale.
Kjo nuk është hera e parë që Vesa grindet me fansat dhe ndjekësit për rrjetet sociale./Lajmi.net/





