Mërgata dhuroi para për tu vendosur busti i dëshmorit në Shipkovicë

Nëna e dëshmorit Xhemil Abduramani nuk mund t’i mbajë lotët

“Ku qajnë motrën për vellanë, vazhdo moj botë vazhdo me ne, se ra Xhemili ushtri për dhe”. Me këto vargje përkujtohet dëshmori i rënë në konfliktin e 2001-shit, Xhemil Abduramani.

E lotët nuk mund t’i mbajnë familijarët e dëshmorit.

“Ra dëshmorë për të mos vdekur kurrë”, qëndron në pllakën përkujtimore pranë bustit të dëshmorit i cili u vendos me para të dhuruara nga mërgata e Zvicrës.

“Sot falë mëgimtarëve të Zvicrës do ta zbulojmë bustin e dëshnorit tinë Xhemil Abdurahmabi” – tha Sabit Uzairi, drejtor i shkollës.

“Falemenderoj mërgaten shqiptare që është e gatshme të kontribuojë me djersën e ballit me investime të natyrave të ndryshme për ti kultivuar vlerat tona” – tha Besa Kadriu.

“Une dua t’i përshëndes të gjithë nënat këtu në Shipkovicë, njerzit e Shipkovicës burra e gra që dhanë bukë dhe ushqyen UÇK-në edhe Xhemilin për tu bërë gardian i këtij flamuri” – tha Ali Ahmeti.

Në fund u zbulua busti ku më pas vendosën kurora lule funksionarët dhe familijarët e dëshmorit Xhemil Aburamani. /KlanMacedonia/