MEPSO investon në lidhjen energjetike me Shqipërinë dhe Kosovën

Gjatë mandatit të drejtorit të përgjithshëm të SHA MEPSO, doc. dr. Burim Latifi, më në fund u debllokua projekti që kishte ngecur prej vitesh për ndërlidhjen energjetike me Shqipërinë, një projekt strategjik me rëndësi të madhe për stabilitetin energjetik dhe bashkëpunimin rajonal.

Gjithashtu, është nënshkruar Memorandum bashkëpunimi me operatorin e transmetimit të Kosovës, KOSTT, duke hapur rrugën për bashkëpunim ndërkufitar në një tjetër projekt strategjik për ndërlidhje energjetike me Kosovën, linja e transmetimit 400 kV nga Tetova në Prizren, e cila ka potencialin të shndërrohet në një bosht kyç të lidhjes energjetike mes dy vendeve. Këto nisma nuk janë vetëm projekte teknike, por gjithashtu përbëjnë një pjesë të rëndësishme të integrimit tonë politik dhe ekonomik në rajon.

SHA MEPSO konsideron se është skajshmërisht e papërgjegjshme dhe e pakuptimtë që partia politike Aleanca për Shqiptarët po përpiqet ta fusë sektorin energjetik në fushën e politikës ditore dhe në fushatën për zgjedhjet lokale.

Drejtori Burim Latifi i bën thirrje Komisionit për Antikorrupsion që pa vonesë të hetojë prokurimin publik të përmendur dhe të gjitha të tjerat të realizuara gjatë mandatit të tij.