Mendy refuzon rinovimin me Chelsea – i pakënaqur me kushtet e kontratës

Edouard Mendy nuk do të rinovojë kontratën me Chelsea.

Raportime nga ‘Standard’ bëjnë të ditur se Chelsea i ka ofruar një kontratë të re portierit Edouard Mendy, përcjell lajmi.net.

Nizaar Kinsella bën të ditur se portieri senegalez ka refuzuar ofertën e Chelsea, pasi është i pakënaqur me kushtet e ofruara.

Portieri i janë ofruar më pak sesa 190 mijë funte në javë dhe kësisoj oferta është refuzuar.

Kepa Arrizabalaga, si portier i dytë i Chelsea, fiton 190 mijë funte në javë.

Mbetet të shihet nëse Chelsea do t’i bëjë portierit një ofertë më të mirë.