Menduh Thaçi: Zaev bëri më shumë për shqiptarët se BDI

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi sonte në emisionin Click Plus në TV21, ku po diskutohet për aktualitetin politik, vlerësoi se kryeministri Zaev ka bërë më shumë për shqiptarët se sa Bashkimi Demokratik për Integrim.

Thaçi gjithashtu potencoi se Ligjin për gjuhën shqipe e bëri Zoran Zaev dhe jo BDI.

Thaçi më tej shtoi se BDI është mbi 18 vjet në pushtet dhe nuk bëri asgjë për shqiptarët.

Ai mes tjerash theksoi se PDSH-ja ka qenë konkurrent i drejtpërdrejtë i BDI-së./TV21