Menduh Thaçi feston sot ditëlindjen e 58-të

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi sot feston ditëlindjen. Thaçi mbush 58 vjet. Ai ka lindur në Tetovë, ndërsa me prejardhje është nga Kosova.

“Më 3 mars të vitit 1965 në Tetovë, lindi kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi, për të lënë gjurmë historike për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe rajon e për t’i udhëhequr shqiptarët drejt rrugës së vërtetë. Gëzuar ditëlindja kryetar, ju dëshirojmë shëndet dhe suksese në misionin tuaj fisnik”, shkruhet në urimin e PDSH-së ndaj kryetarit të tyre, Menduh Thaçi.