“Mendoi se është çanta me para, por ishte e mbushur me letra” – këmbyesi i valutave në Çarshinë e Shkupit mashtrohet për 25 mijë euro

Një 34-vjeçar nga Shkupi ka denoncuar në Polici se gjatë ditës së djeshme, është mashtruar nga dy shtetas të huaj për 25 mijë euro, në këmbimoren në Çarshinë e Shkupit, transmeton TV21.

“Më 04.05.2024 në ora 19.15 në SPB Shkup H.M. (34) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 15:00 në këmbimore në Çarshinë e Shkupit është mashtruar nga dy shtetas të huaj. Sipas të denoncuarës, pasi janë dakorduar që në këmbimore të ndërrojnë paratë për 25.000 euro, personat kanë ardhur me çantë me vlerën e dakorduar me para në denarë, ku njëri nga ata e ka ndërruar çantën me denarë me tjetër çantë të njëjtë, e cila në pjesën e poshtme ka qenë e mbushur me letra. Siç ka denoncuar H.M., ai ua ka dhënë paratë pa e kontrolluar çantën, por pasi janë larguar e ka kuptuar se është mashtruar. Ndërmerren masat për zbardhjen e rasti”, qëndron në njoftim.