Mendi Qyra: Zgjidhje për deponinë e egër dhe zhvillim ekonomik në Strugë

Menaxhimi i deponisë së egër në Strugë dhe zhvillimi ekonomik lokal ishin temat kryesore të diskutimit tim të sotëm me Bordin Drejtues të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP). Këtë e bëri të ditur kandidati i pavarur për Strugën, Mendi Qyra.

“Deponia është një problem urgjent që kërkon reagim të menjëhershëm dhe bashkëpunim të të gjitha palëve.

Në takim diskutuam zgjidhje konkrete, mes tyre edhe propozimin inovativ të kompanisë Alpak Eco, që merret me riciklim dhe menaxhim të mbetjeve, një partner potencial për ta lehtësuar dhe përshpejtuar procesin e zhdukjes së deponisë së egër.

Faleminderit OEMVP-së për mikpritjen, idetë e vlefshme dhe vizionin e përbashkët për një Strugë më të pastër, më transparente dhe më të zhvilluar!”, theksoi Qyra.(INA)