Mendi Qyra paralajmëron fushatë të civilizuar dhe qytetare pa ofendime ndaj oponentëve politikë

Kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Strugës, Mendi Qyra sot në konferencë për shtyp prezantoi vizionin dhe prioritetet e tij për zhvillimin e Komunës së Strugës.

Ai premtoi një fushatë të civilizuar dhe qytetare pa fyerje ndaj kundërshtarëve politikë dhe të njëjtën gjë e kërkoi edhe nga kundërshtarët e tij, duke thënë se nuk do të shikojë prapa asaj që ka ndodhur në të kaluarën, por do të punojë për të ardhmen.

“Nuk dua të kthehem prapa dhe të flas për të kaluarën. Qytetarët e dinë të kaluarën dhe ne do të punojmë për të ardhmen, do të kërkojmë votën për të ardhmen. Do të flasim për atë që do të bëjmë, jo për atë që kanë bërë ata”, ka thënë Qyra.

Ai u kërkoi drejtuesve të ndërmarrjeve publike dhe shkollave të mos ushtrojnë presion mbi punonjësit.

“Kemi informacione se ka presion mbi punonjësit që të merren me politikë. Dihet se kush do të jetë kryetar komune nga 19 tetori dhe këto institucione duhet të depolitizohen”, theksoi Qyra.

Nëse fiton besimin e qytetarëve, ai paralajmëroi zgjerimin e rrugës Moroishtë – Strugë, ndërtimin e parkingjeve nëntokësore, zëvendësimin e plotë të gypave të azbestit në rrjetin e ujësjellësit, zgjidhjen e problemit të qenve endacakë, ndriçimin e natës, rregullimin e plazheve…