Nuno Mendes ka folur për ekipin e tij Paris Saint Germain.
Mendes ka thënë se qëllimi i transferimit të tij drejt ‘Parc des Princes’ ka qenë pasi dëshiron të shkruajë emrin e tij në historinë e klubit.
“Erdha këtu për të shkruar emrin tim në historinë e Paris Saint-Germain. Filloi këtë vit dhe shpresoj të vazhdoj kohët e mira për klubin, me më shumë fitore në ligë, më shumë tituj”, tha portugezi.
Tutje, ai tha se gjithmonë kishte shpresuar të luajë në një klub të madh, e PSG-në e cilëson si të tillë.
“Kjo është ajo që unë përpiqem të bëj sa herë që përfaqësoj klubin. Që i vogël, kam dashur të luaj për një klub të madh dhe Paris Saint-Germain është një i tillë”, përfundoi ai.
Mendes ka kontratë me ekipin parisien deri në qershor të këtij viti.




