Menaxheri nga Tetova dëmtohet për mbi 175 mijë denarë

Një menaxher i një personi juridik nga një fshat i Tetovës ka rënë pre e një mashtrimi të sofistikuar kibernetik. Siç raporton SPB Tetovë, më 05.05.2026, 32-vjeçari ka denoncuar se është mashtruar për shumën prej 175.275 denarë.

​Sipas denoncimit, gjithçka ka filluar më 06.03.2026, kur ai ka pranuar një e-mail nga një adresë që ngjante me atë të bashkëpunëtorit të tij të jashtëm, duke i dërguar një profaturë të falsifikuar. Menaxheri ka kryer pagesën në llogarinë e gabuar, ndërsa mashtrimin e ka zbuluar vetëm pas një bisede telefonike me bashkëpunëtorin e vërtetë. Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e rastit.