Memeti: Vendimi i amerikanëve i zgjoi nga gjumi institucionet e Maqedonisë

Vendimi i DASH-it për Ramiz Merkon i zgjoi nga gjumi institucionet gjyqësore të vendit, të cilët sipas analistiti Ibraim Memeti, kanë qenë në gjumë të thellë. Memeti i sheh me skepticizëm paralajmërimet e Këshillit Gjyqësor për hetime në Gjyqin dhe Prokurorinë e Strugës.

“Nuk mundet tash të shkojnë të gjithë në Strugë. Struga na u bë qendër e kriminalitetit. Ato duhet rregullisht t’i përcjellin këto punë. Dhe kur e targeton një komunë apo subjekt, tani del se këto tjerët të gjithë janë ‘melaiqe’ e vetëm ky paska qenë i korruptuar”, tha mes tjerash ibraim memeti./KlanMacedonia