Memedi: BDI-ja bashkë me LSDM-në amnistuan organizatorët e “27 Prillit”

Nënkryetari i ASH-së Memedi kritikoi ashpër BDI-në, gjegjësisht përfaqësuesit e saj të cilët në vazhdimësi kanë mbrojtur çështjen e amnistisë së organizatorëve të ngjarjeve të “27 Prillit”.

“Unë ngrita tezën se ka dështuar shteti në situatën më të mirë të mundshme dhe në situatën më të keqe, shteti është organizator i këtij akti terrorist”.

Pse e thoni këtë, ku e mbështesni këtë?

“Sepse shumica në pushtet e asaj kohe ishte VMRO-BDI dhe njerëzit që dyshohen se janë organizator, flas për organizatorët jo për pjesën e huliganëve që ekzekutuan aktin, ato u amnistuan. Postfestum u amnistuan me ligj dhe për atë eksponentët e BDI-së edhe nga kjo studio sepse kam qenë dhe kanë debatuar 3-4 herë për këtë çështje e kanë mbrojt tezën e amnistisë dhe kanë shkuar aq larg saqë janë thirrur edhe në norma kanunore se si duhesha të falen ato”./Alsat