Meloni thotë se Italia dhe Franca do ta mbështesin Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme

Italia dhe Franca do të vazhdojnë ta mbështesin Ukrainën në përpjekjet e saj të luftës kundër pushtimit rus, tha kryeministrja italiane Giorgia Meloni gjatë një vizite në Paris.

“Nuk ka dyshim për faktin se Italia dhe Franca do të vazhdojnë të mbështesin kauzën ukrainase për aq kohë sa do të jetë e nevojshme”, tha ajo përpara një takimi me presidentin francez Emmanuel Macron, shkruan Al Jazeera, përcjell Klankosova.tv

Duke nënvizuar angazhimin franko-italian, Meloni tha se sistemi i mbrojtjes ajrore SAMP/T-MAMBA, mbi të cilin të dy vendet kanë punuar për muaj të tërë, tani është funksional në fushën e betejës ukrainase.